Një grua ngacmohet seksualisht në Fushë Kosovë

Prishtinë | 26 Jan 2026 | 08:22 | Nga Ekonomia Online

Një grua është ngacmuar seksualisht në Fushë Kosovës, për çka policia ka intervistuar edhe të dyshuarin.

Në raportin 24 orësh, Policia njofton se me vendim të prokurorit, palët pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt

“Është raportuar se viktima femër kosovare është ngacmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh.

Të ngjashme