Një grua në Viti është arrestuar pasi që ka ushtruar dhunë fizike ndaj tre fëmijëve të saj.
Ata janë detyruar të kërkojnë ndihmë mjekësore.
“Është arrestuar e dyshuara femër K/Shqiptare, pasi që e njëjta dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj tre fëmijëve të saj. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, tha ai.