Policia e Kosovës dje pas orës 01:20 ka arrestuar një femër.
Ajo dyshohet se e ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj.
Rasti ka ndodhur në Gjakovë.
DHUNË FAMILJARE
Gjakovë 01.01.2021 – 01:20. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, e dyshuara lirohet në procedurë e rregullt.