Sot në marketin Emona Center, në Mitrovicë, një grua e ka therur me thikë arkëtaren e këtij marketi, shkruan Insajderi.
“Rasti, ka ndodhur paraditen e së martën teksa arkëtarja ishte duke e kryer punën e saj, aty ka hyr një grua me një thikë dhe e ka prerë në fyt”, kanë bërë të ditur burime të Insajderit.
Nga kjo ngjarje është siguruar edhe një fotografi nga orainfo.
Insajderi, ka provuar të kontaktojë edhe me zëdhënësin e policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahitin, mirëpo nuk është lajmëruar.