Një grua është vrarë nga të shtënat me armë zjarri, sot në mbrëmje në rrugën “Dalip Alshiqi” në Bërnicë të Prishtinës.
Lajmin e ka konfirmuar zyrtarja për Informim e Policisë, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 20:20, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën ‘Dalip Alshiqi’ në Prishtinë. Policia si dhe mjekët emergjent, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në një veturë kanë hasur një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës (femër) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, tha Ahmeti, për mediet.
“Mbështetur në informacionet e para, dyshohet se bëhet fjalë për vrasje me armë zjarri. Policia në koordinim me prokurorinë, ka nisur hetim dhe ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”, ka theksuar ajo.
Sinjali raporton se rasti dyshohet të ketë ndodhur pas një incidenti, me ç’rast familja Murseli është përballur me disa grabitës.