Një hap drejt suksesi! Dua Lipa mund të bëhet miliardere me veprimin e fundit, ja çfarë bëri këngëtarja

Prishtinë | 08 Nën 2023 | 13:10 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa së fundmi ka ndërprerë kontratën me ish-kompaninë e saj menaxhuese, ndërsa thuhet se pas këtij veprimi artistja do të bëhet ylli më i pasur britanik i muzikës pop, sipas DailyMail.

28-vjeçarja ka vendosur të punojë me babanë e saj në biznes, Dukagjin Lipa duke hedhur kështu hapat e para drejt rrugës për tu bërë miliardere.

“Radical 22 Publishing Limited” quhet komania që dyshja kanë krijuar së bashku vetëm disa ditë pasi ajo njoftoi se kishte ndërprerë të gjitha lidhjet me ish-kompaninë e saj të menaxhimit “TaP Music”

Sipas një burimi për “The Sun”: “Dua dëshiron të rimarrë kontrollin e karrierës së saj dhe babai i saj është shumë praktik. Ai ndjeu sikur ajo po jepte një përqindje shumë të lartë të të ardhurave të sa jdhe pasi u bë menaxheri i saj, ai e ndjeu të arsyeshme që të bëhej një partner zyrtarë në biznes me të bijën”.

Së bashku me Harry Styles Dua është në një yjet më të pasura britanikë nën moshën 30-vjeçare.

Të ngjashme