7 ushtarë amerikanë kanë vdekur si pasojë e rrëzimit të helikopterit në Irakun perëndimor.
Helikopteri HH-60 Pave Hawk është rrëzuar afër al-Qaim, një qytet në provincën Anbar, afër kufirit me Sirinë, dje, pasi ka goditur telat e linjës së energjisë.
Zyrtarët e SHBA-së kanë thënë se ky helikopter nuk ishte në mision luftarak, dhe se nuk ka pasur indikacione se ai është rrëzuar nga ndonjë sulm armiqësor.
Në deklaratën e Qendrës Komanduese të ushtrisë së SHBA-së është thënë se helikopteri i ushtrisë amerikane ishte duke bartur anëtarë të shërbimit të SHBA-së u rrëzua në Irakun perëndimor, por nuk ka dhënë detaje të mëtejshme.
Shtetet e Bashkuara kanë rreth 5,200 trupa në Irak si pjesë e koalicionit kundër militantëve të Shtetit Islamik.