Një histori e shkëmbimit të spiunëve

Prishtinë | 07 Jan 2019 | 08:54 | Nga Ekonomia Online

Ndërkohë që Rusia ka arrestuar dhe akuzuar për spiunazh Paul Whelan – një qytetar me shtetësi amerikane dhe britanike – janë ngritur pyetje nëse ky është një rast i vërtetë spiunimi apo vetëm një gjest tjetër në lojën e Luftës së Ftohtë.

Whelan, ish-pjesëtar i marinës amerikane, për të cilin familja thotë se ka qenë në Moskë për të marrë pjesë në dasmën e një miku, është arrestuar më 28 dhjetor, ndërsa është akuzuar për spiunim më 3 janar.

Por, a është ai fajtor për asgjë tjetër pos të qenët në vend të gabuar në kohë të gabuar?

Avokati i Whelan, Vladimir Zherebenkov, tha se klienti i tij mund të jetë vetëm një gur shahu në planet e Moskës për të detyruar një shkëmbim klasik të spiunëve, marrë parasysh se arrestimi i tij është bërë disa javë pasi rusja Maria Butina ka pranuar fajësinë në Shtetet e Bashkuara për të vepruarit si agjente e Kremlinit.

Kremlini e ka mohuar se Butina është agjente ruse dhe ka organizuar një fushatë në mediat sociale për të siguruar lirimin e saj.

Në të kaluarën, Rusia ka arrestuar të huaj me qëllim të tregtimit të të burgosurve me vende të tjera.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme