Hotel që kushton mëmë pak se një euro ? Nuk është utopi, ekziston me të vërtetë dhe ndodhet në Fukuoka, Japoni. Dhomës nuk i mungon asgjë, është krevati, tatami, TV, ngrohsja e ujit për çaj ose kafe. Çmimi është 100 yen, ose 0.80 euro.
Para se të mendoni që më në fund, hyjnia e fatit u kthye nga ju, është mirë të verifikoni kushtet. Mund të gjeni strehim në Asahi Ryokan, por më një kusht, që të xhiroheni nga kamerat 24 në ditë, e cila trasmeton livestreaming në kanalin e You Tube të hotelit. Çdo gjë që bëni ? Është si Big Brother, me më pak spektatorë.
Mbas kësaj manovre marketing qëndron një 27 vjeçar, Testya Inoue që ka trashëguar strukturën nga gjyshja, dhe ka menduar ta promovojë duke u bazuar te kjo ide e çuditshme. Eh çfarë nuk bëhet sot për klientë.
Por sa nga ju, do ishin në gjëndje të pranonin një ofertë të tillë ? Sipas të riut, ata që nuk janë shumë xheloz për intimitetin e tyre kanë pranuar. Por, përpara se të blini kokoshka dhe patatina, duhet të frenoni instiktin tuaj prej vouyer sepse spektakli që do shihni përfshin më shumë klientë që gerhasin ose që organizojnë ditën.