Është arrestuar në Prishtinë një i dyshuar për rastin penal ‘keqpërdorim i fëmijëve në pornografi’.
Kështu njofton Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull i huaj për kryerje të veprës penale të lartcekur. Në cilësinë e provave janë sekuestruar: një llap top, një telefon mobil, një aparat fotografik dhe një SD kartë”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje.