Një i arrestuar në Prizren për posedim të lëndëve narkotike

Prishtinë | 01 Tet 2019 | 09:53 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e Paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, ndaj të pandehurit me iniciale SH.B. nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja ose shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit, 28.09.2019, dhe do të zgjasë deri më datën 27.10.2019.

“Me datën 28.09.2019, ka poseduar pa autorizim, me qëllim të shitjes apo shpërndarjes, substancë të dyshuar narkotike të llojit “marihuanë”, në atë mënyrë që kur zyrtarët policor nga Njësiti për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Prizren, gjatë ekzekutimit të urdhër kontrollit në shtëpinë e tij të banimit, gjenden sasi të konsiderueshëm të substancave të dyshuar të llojit “marihuanë”. Nga të dhënat e siguruara nga ana e Policisë së Kosovës i pandehuri është i regjistruar edhe si autor i veprave tjera të kësaj natyre”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme