Një i burgosur në Dubravë “largohet” nga pavijoni gjysmë i hapur

| 09 Shk 2020 | 21:27 | Nga

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 18:00, i burgosuri M. K është larguar nga Pavijoni Gjysmë i Hapur i Qendrës Korrektuese të Dubravës.

Ai ishte i dënuar me shtatë muaj për veprën penale “sulm ndaj personit zyrtar”.

Për rastin SHKK ka njoftuar policinë dhe menjëherë është bërë fletërreshtimin.

Të ngjashme