Një aksident ka ndodhur afër kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë, me ç’rast ka mbetur një person i lënduar, i cili ka marr lëndime të lehta trupore.
Në këtë aksident ishin të përfshira dy vetura.
Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.
Me rastin po merret Njësia e Trafikut.