Një i lënduar nga aksidenti mes dy automjeteve në Mitrovicë të Veriut

Prishtinë | 05 Pri 2025 | 13:48 | Nga Ekonomia Online

Një aksident trafiku ndërmjet dy automjeteve në Mitrovicë të Veriut, la të lënduar një person.

Sipas policisë, i lënduari është duke u trajtuar në Spitalin e  Mitrovicës.

“Raportohet për një aksident trafiku në mes dy automjeteve, njëra me targa vendore dhe tjetra të Serbisë. Përveç dëme materiale lëndime trupore ka pësuar pasagjeri mashkull kosovar, i cili është duke u trajtuar në Spitalin e  Mitrovicës. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.

Të ngjashme