Një i lënduar nga aksidenti që ndodh në mes të kryeqytetit

Prishtinë | 06 Shk 2021 | 16:38 | Nga Ekonomia Online

Një person ka mbetur i lënduar nga një aksident trafiku në rrugën “Agim Ramadani”, në Prishtinë.

Sipas Policisë, derisa ai ishte duke e vozitur motoçikletën e tij është përplasur me një veturë.

Rastin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci.

“Rreth orës 15:00, në rrugën Agim Ramadani ka ndodhur një aksident trafiku në mes të veture dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka marr drejtuesi i motoçikletës. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme