Një i lënduar nga incidenti i zjarrit në Tophane të Prishtinës

Prishtinë | 10 Dhj 2025 | 08:07 | Nga Ekonomia Online

Një person ka pësuar lëndime si pasojë e një zjarri që kaploi mbrëmë marketin “Viva Fresh Store” në lagjen Tophane të Prishtinës.

Kështu deklaroi për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë për kryeqytetin Enis Pllana.

Pllana tha se viktima ka marrë tretman mjekësor.

“Rreth orës 21:30, është raportuar për një zjarr aktiv në një objekt në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit, të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nga informatat fillestare raportohet për një person të lënduar, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Aktualisht po vijon puna hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha Pllana.

Të ngjashme