Një i lënduar nga therja me thikë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, i dyshuari arrestohet

Prishtinë | 09 Maj 2025 | 22:44 | Nga Ekonomia Online

Një person është therur me thikë rreth orës 22:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Këtë për Klankosova.tv e bëri të ditur Flora Ahmeti, zëdhënëse për media në rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth orës  22 :00, kemi marrë informatën për një  lëndim trupor të ndodhur në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë”.

“Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person. Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që për përfshirje në këtë rast policia ka arrestuar një person të dyshuar”, ka thënë Ahmeti. 

Të ngjashme