Një i lënduar nga vetaksidenti, Policia apelon që shoferët të kenë kujdes

Prishtinë | 01 Dhj 2019 | 11:05 | Nga Ekonomia Online

Një person është lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur sot në Podujevë.

Këtë e konfirmoi Daut Hoxha, zëdhënës për media në Policinë e Kosovës.

Ai tha se i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor dhe së njëra policore është duke u marrë me rastin.

“Apelojmë që drejtuesit të jenë më të kujdesshëm gjatë drejtimit të automjeteve dhe shpejtësinë  ta përshtatin me kushtet e rrugës, për të shmangur aksidentet”, tha Hoxha për KlanKosovën.

Të ngjashme