Një i plagosur me lopatë pas kokës, si nisi sherri për shezlonget në Shëngjin

Prishtinë | 27 Qer 2022 | 14:50 | Nga Ekonomia Online

Hapësirat për vendosjen e shezlongeve solli një konflikt me një të plagosur në Shengjin një ditë më parë.

Bëhet e ditur se dy poseduesit e hapësirës se plazhit Paris Deda dhe Armando Marku kishin dakordësuar mbajtjen e një distance ne korridorin ndërmjet tyre ku do te kalonin pushuesit.

Vendosja e shezlongëve ne kufinjtë e kufirit gjë qe pengonte kufitarin tjetër që të bënte të njëjtën gjë është shoqeruar me debat fillimisht. Në këtë situate ka nisur edhe konflikti ndërmjet vëllezërve Armando e Erjon Marku dhe bashkëshortes se Paris Deda.

Sipas burimeve nga policia e Lezhes, ky debat është shoqeruar me shtyrjen dhe rrëzimin neë toke të gruas qe ishte aty për të pare stacionin e plazhit. Pasi ka pare gruan e rrëzuar, Paris Deda ka marrë një lopate dhe ka qëlluar ne pjesën e kokës ndaj Armando Markut duke e plagosur, ndërsa i vëllai Erjon Marku nuk mori lëndime.

Pas ngjarjes Paris Deda u largua dhe policia e shpalli në kerkim, po kështu është proceduar me akuzën e plagosjes dhe kryerjes se veprimeve të tjera me dashje Erjon Marku, vëllai i të plagosurit.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit paraprak për konfliktin e ndodhur ditën e djeshme, në Kune, Shëngjin, ju informojmë se:

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, pas veprimeve hetimore, u bë zbardhja e plotë e dinamikës së këtij konflikti për motive pronësie, në të cilin u përfshinë shtetasit A.(P). D. dhe E. D. me shtetasit A. M. dhe E. M.

Në vijim të veprimeve procedurale u bë shpallja në kërkim e shtetasit A.(P). D., 48 vjeç, banues në Shëngjin, pasi ka goditur me sende të forta shtetasin A. M., 45 vjeç, banues në Shëngjin, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu, në lidhje me këtë konflikt, u referuan materialet procedurale në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit E. M., 41 vjeç (vëllai i shtetasit A. M.), banues në Shëngjin, pasi ka goditur shtetasen E. D., 46 vjeçe, banuese në Tiranë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, në ngarkim të shtetasit A.(P).D., dhe për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, në ngarkim të shtetasit E. M.

Të ngjashme