04 Mars 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 444 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë
1.814.984 doza të vaksinës.
Deri më sot 816.909 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 97.984 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19. Nga 1.324 testime, 52 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 154 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 221.932. Në total numri i rasteve aktive është 1.464.