Një i vdekur dhe 6 të lënduar në aksident në Arllat (Foto)

Prishtinë | 04 Jan 2021 | 22:24 | Nga Ekonomia Online

Një person ka vdekur në aksidentit që ndodhi sonte rreth orës 20:40, ku ishin të përfshira katër vetura, në fshatin Arllat në rrugën rajonale për Malishevë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e PK-së për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se bazuar në të dhënat e deritanishme, si pasojë e aksidentit janë lënduar shtatë persona, njëri nga të cilët ka vdekur.

“Njëri nga personat e lënduar nuk ka arritur të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

“Personat e tjerë janë dërguar për tretman mjekësor ndërkohë që me hetimin e rastit po merren hetuesit rajonalë të komunikacionit rrugor”, tha ajo.

Të ngjashme