Një i vdekur dhe dy të lënduar në një aksident në Klinë

Prishtinë | 27 Sht 2021 | 23:01 | Nga Ekonomia Online

Një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar pas një aksidenti në Klinë.

Aksidenti ka ndodhur mes një autobusi dhe dy vetura. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Fadil Gashi.

“Rreth orës 20:50 kemi pranuar një informacion se ka ndodhur një aksident mes një autobusi dhe dy vetura në hyrje të Klinës. Një person ka vdekur. Vdekjen e ka konfirmuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes. Po ashtu janë të lënduar edhe së paku dy persona”, tha ai.

Të ngjashme