Një i vdekur dhe një e lënduar nga therja me thikë në Rrugën B

Prishtinë | 09 Maj 2025 | 16:56 | Nga Ekonomia Online

Rreth orës 15:00, në një ndërtesë në rrugën “B” në Prishtinë, një burrë 34-vjeçar ka mbetur i vdekur, ndërsa një grua 30 vjeçare e plagosur, raporton Ekonomia Online.

Sipas informatave të para, personat kanë pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë, dyshohet thikë.

Këtë për Ekonomia Online e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Me të marrë informatën, Ahmeti ka thënë se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka filluar hetimet me synim sqarimin e rrethanave të rastit.

“Rreth orës 15:00 është raportuar për dy persona të lënduar në një ndërtesë në rrugën “B” në Prishtinë. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes duke filluar menjëherë me ndërmarrjen e veprimeve hetimore me synim sqarimin e rrethanave të rastit. Në vendin e ngjarjes janë ftuar edhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e njërit prej  personave të lënduar, mashkull, 34 vjec, ndërsa e lënduara femër, 30 vjeçare është dërguar për tretman mjekësor. Mbështetur në të dhënat fillestare, dyshohet se personat kanë pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë, dyshohet thikë”, ka thënë ajo për EO.

Hetuesit policor po ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura hetimore që do t’i kontribuonin hetimit të ngjarjes.

Të ngjashme