Një i vdekur dhe një i lënduar nga aksidenti në Rahovec

Rahovec | 25 Kor 2022 | 14:54 | Nga Ekonomia Online

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur sot në Rahovec, raporton Ekonomia Online.

Si pasojë e këtij aksidenti, një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër i lënduar.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia dhe ka njoftuar se në aksident kanë qenë të përfshira dy automjeti, ku shoferit i njërit prej tyre ka humbur jetën.

Aksidenti ka ndodhur rreth mesditës afër depos “Haxhijaha” dhe të përfshira janë një veturë e tipit “Mercedes” dhe një furgon VW.

Të ngjashme