Një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar nga një ortek në Zvicrën jugore, pranë kufijve të Francës dhe Italisë.
Policia lokale njoftoi se katër persona u përfshinë nga ortekët të dielën në mëngjes pranë zonës së Bovernier në kantonin zviceran të Valais, njofton Klan Kosova.
Një skiator zviceran humbi jetën pasi mbeti i bllokuar nën gjysmë metër borë, raporton sëissinfo.ch.
Dy të tjerë i mbijetuan ortekëve të padëmtuar dhe ndihmuan në shpëtimin e personit të katërt nga dëbora.
Ky i fundit ishte i lënduar dhe u dërgua në një spital me helikopter.