Një aksident me vdekje dhe lëndimin e një personi ka ndodhur paraditen e kësaj të diele në Tiranë.
Burime nga policia bëjnë me dije se në rrugën dytësore Vorë-Tiranë një furgon që shërbente për transport mallrash me drejtues shtetasin A.K.,rreth 28 vjeç ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën e rrugës.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë pasagjerja e mjetit, e cila prej dëmtimeve të rënda të shkaktuara nuk është identifikuar, ndërsa drejtuesi i mjetit ndodhet në spital nën kujdesin mjekësor.
Mësohet se gjendja shëndetësore e 28-vjeçarit është kritike për jetën. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit./TCh