Një i vdekur dhe pesë të lënduar nga shpërthimi i bombës në Podgoricë

Prishtinë | 03 Mar 2023 | 18:19 | Nga Ekonomia Online

Një person ka humbur jetën dhe pesë janë lënduar nga shpërthimi i një bombe në ndërtesën e Gjykatës Themelore në Podgoricë, konfirmon policia.

Sërgjan Koraq nga Policia Kriminale u tha gazetarëve se 39-vjeçari nga Podgorica vdiq pasi aktivizoi mjetin shpërthyes.

“Ka shumë të ngjarë që ai të ketë aktivizuar mjetin shpërthyes me fuqi të madhe shkatërruese kur ka hyrë në ndërtesën e Gjykatës Themelore”, tha Koraq.

Policia më vonë deklaroi se ka shumë të ngjarë të ishte një granatë dore.

Koraq ka konfirmuar se kanë mbetur të lënduar pesë persona dhe se ata janë dërguar në Qendrën Klinike.

Policia ka konfirmuar se shpërthimi ka ndodhur në orën 11:35 dhe se hetimet janë duke vazhduar.

Në vendngjarje ndodhen ekipet e policisë dhe emergjencave. Policia nuk po i lejon gazetarët të afrohen në vendngjarje./rel

Të ngjashme