Në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar 80 raste pozitive me Covid-19 dhe 1 person ka vdekur dhe 55 pacientë janë shëruar, raporton Ekonomia Online.
Të dhënat u bën të ditura në konferencën e kryeministrit Avdullah Hoti, ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj dhe drejtori i IKShPK-së, Naser Ramadani
Ramadani, tregoi se në 24 orët e fundit janë raportuar 80 raste pozitive dhe 1 i vdekur.
“Kemi rritje të lehtë të rasteve. Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 650 mostra, 80 raste janë pozitive. 1 i vdekur është raportuar dhe janë shëruar 55 pacientë”.
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të ShSKUK-së, Valbon krasniqi bëri thirrje për respektim rigoroz të masave, raporton EO.
“Edhe në shërbimin spitalor kemi 194 pacientë të shtrirë në spitalet tona. Andaj nuk dëshirojmë të kalojmë në muajin korrik dhe gusht”.
“Virusi është ende prezentë dhe nuk kemi mjete të tjera përveç bartjes së maskës ruajtjes së distancës. Kemi rritur kapacitet e mjekimit intensiv”.