Një i vdekur nga aksidenti në Komoran

Prishtinë | 20 Kor 2020 | 09:11 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth aksidentit në me fatalitet Komoran, raporton Ekonomia Online.

Zëdhënësi i PK-së, Baki Kelani ka thënë për Ekonomia Online se nga ky aksident një person ka humbur jetën.

“Rreth orës 08:10 Policia e Kosovës ka pranuar informatën për një aksident trafiku të ndodhur në autostradën Komoran – Prishtinë. Njësitet relevante policore menjëherë kanë dalë në vendngjarje, ku kanë vërejtur se një veturë dyshohet se ka dalë nga rruga dhe është ndeshur me një shtyllë elektrike. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia e emergjencës dhe zjarrfikësit, si dhe është informuar KEDS-i për ndërprerjen e energjisë elektrike, përderisa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e një personi”, ka thënë Kelani për EO.

Ai ka shtuar se në vendin e ngjarjes janë të gjitha njësitë relevante të cilat po merren me rastin.

Të ngjashme