Një aksident i ndodhur së fundmi në Sekiraçë të Podujevës ka rezultuar me një viktimë dhe katër persona të lënduar.
Lajmin e ka konfirmuar për Ekonomia Online zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sipas Ahmetit, në aksident janë përfshirë një veturë dhe një traktor.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.