Një i vdekur nga Covid-19 në 24 orët e fundit, 299 raste të reja

Prishtinë | 13 Jan 2021 | 15:10 | Nga Ekonomia Online

Një vdekje nga Covid-19 është regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në raportin e së mërkurës. IKSHPK ka njoftuar se nga testimi i 1825 mostrave pozitive kanë rezultuar 299.

Me vdekjen e një personi 82-vjeçar, nga Prishtina, shifra e të vdekurve si pasojë e Covid-19 në Kosovë ka shkuar në 1388.

Deri tash janë regjistruar 54 mijë e 560 raste pozitive. Sot janë shëruar 526 persona duke e çuar totalin e të shëruarve në 47 mijë e 605.

Janë edhe 5567 raste aktive.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme