Një person i armatosur ka hapur zjarr brenda një tramvaj në qytetin holandez të Utrecht, duke vrarë një person dhe plagosur disa të tjerë.
Zona në perëndim të qytetit është rrethuar nga policia dhe shërbimet e emergjencës janë në vendjen e ngjarjes.
Policia thotë se i dyshuari është ende i lirë. Ata kërkuan nga njerëzit që të qendrojnë larg zonës dhe shkollat t’i mbyllin dyert e tyre.
Policia thotë se po dyshohet si “sulm i mundshëm terrorist”.