Një person i armatosur i ka sulmuar me armë zjarri disa njerëz që ishin mbledhur në një festë në Brooklyn të Shteteve të Bashkuara.
Një burrë 38 vjeç ka mbetur i vdekur, ndërsa 11 persona të tjerë janë plagosur.
Të shtënat filluan rreth orës 23:00, në tubimin e organizuar për personat e dhënë pas gjërave të vjetra.
Policia dyshon se i tërë sulmi është kryer nga një person, i cili ende ndodhet në arrati. Ai kishte arritur t’i sulmojë njerëzit, pavarësisht që në këtë tubim ndodheshin rreth 100 policë.
Detaje të tjera ende nuk janë bërë të ditura.