Një person është vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur gjatë të shtënave në Karolinën Veriore të Shteteve të Bashkuara.
Të shtënat ndodhën rreth orës 23 të së enjtes në qytetin Charlotte. Personi që u qëllua në mënyrë fatale u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes, shkruan Daily Mail.
Një mjek konfirmoi se dy persona të plagosur janë dërguar në spital me lëndime që ua rrezikojnë jetën, ndërsa tre të tjerë po trajtohen për lëndime më të lehta.
Policia nuk ka publikuar hollësi rreth këtij sulmi, përfshirë emrin e personit të vrarë dhe personit të dyshuar. Autoritetet ende nuk kanë arrestuar asnjë person në lidhje me këtë rast.
Sidoqoftë, policia u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i informojnë autoritetet në rast se dinë ndonjë gjë për rastin, duke kërkuar që dëshmitarët të lajmërohen në një numër zyrtar të telefonit.