Një ish-ushtar sllovak “pranon vrasjen” e gazetarit Jan Kuciak

Prishtinë | 12 Pri 2019 | 14:42 | Nga Ekonomia Online

Një ish-ushtar i Sllovakisë pranoi se ka vrarë gazetarin sllovak, Jan Kuciak, dhe të fejuarën e tij, raportojnë mediat sllovake.

Miroslav Marcek dhe tre të tjerë – të gjithë në paraburgim – janë akuzuar për vrasjet, të cilat kanë shkaktuar zemërim të madh në Sllovaki, ashtu si edhe ndryshime politike.

Kuciak dhe Martina Kusnirova, të dy 27 vjeç, janë vrarë në shkurt të vitit 2018.

Prokurorët kanë akuzuar biznesmenin sllovak, Marian Kocner, për urdhërimin e vrasjes së Kuciakut.

Gazetari dhe e fejuara e tij janë qëlluar për vdekje në shtëpinë e tyre në Velka Maca, një fshat rreth 65 kilometra në lindje të Bratisllavës.

Kuciak ka qenë duke shkruar për lidhjet e dyshuara midis biznesmenëve dhe politikanëve sllovakë me mafian italiane.

Zemërimi publik bëri që avokatja anti-korrupsion, Zuzana Caputova, të fitojë në zgjedhjet presidenciale të Sllovakisë, muajin e kaluar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme