Kinemaja “Jusuf Gërvalla” në Pejë do të shfaqë një numër filmash vendës dhe do të organizojë disa aktivitete këtë javë, në kuadër të shënimit të 10-vjetorit të Pavarësisë së vendit.
Si pjesë e programit do të shfaqen filmat vendës: “Shok”, “Home”, Ballkoni”, “Si qeni n’rrush”, “t’Padashtun”. Po ashtu, për herë të parë në Pejë, shfaqet filmi “Martesa” nga Blerta Zeqiri.
Gjithashtu do të shfaqen filma të shkurtër të animuar si pjesë e programit “Best of Anibar”; do të mbahet një punëtori njëditore e Akademisë së Animacionit Anibar, dhe jazz koncerti i USAFE Band: The Ambassadors.
Të gjitha aktivitetet do të ndodhin në kinemanë “Jusuf Gërvalla” në Pejë, në bashkëpunim me Qendrën Kinematografike të Kosovës dhe “Anibar”. Ndërsa koncerti organizohet në bashkëpunim me Ambasadën e Amerikës në Prishtinë.
Programi javor:
Enjte 15 shkurt – ora 20:00
“Shok” Short Film nga Jamie Donoughue; “Home” nga More Raça; “Ballkoni’ nga Lendita Zeqiraj; “Si qeni n’rrush” nga Driton Hajredini dhe Yll Çitaku.
E premte 16 shkurt – ora 20:00
“Unwanted/t’Padashtun” nga Edon Rizvanolli
E shtunë, 17 shkurt
12:00 – Punëtori e Anibar Animation Academy
18:00 – Shfaqja e filmave te Animuar
20:00 – Filmi “Martesa (The Marriage) nga Blerta Zeqiri
E diel, 18 shkurt
19:00 – USAF Band – Jazz Koncert
Hyrja për të gjitha ngjarjet është gratis