20 kamionët me ndihma humanitare për të cilët është arritur marrëveshje, kanë hyrë në Gaza të shtunën.
E, një prej këtyre ka qenë i mbushur me arkivole. Të tjerët bartin ilaçe e furnizime ushqimore.
Zyrtarët palestinezë kanë thënë se 4,137 njerëz kanë vdekur në Gaza që nga 7 tetori kur Hamasi nisi sulmin në Izrael – Izraeli e ka bombarduar Gazan po ashtu që nga ajo ditë.
Në këtë shifër të të vdekurve përfshihen edhe 471 personat që Ministria e Shëndetësisë e Gazas ka thënë se u vranë në spitalin Al-Ahli.