Në pasditen e sotme, një qytetar është goditur nga një veturë.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Arbnor e Astrit Dehari” në Prishtinë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.
“Me datën 30.11.2019. rreth orës 16:25 në rrugën ”Arbnor e Astrit Dehari” në Prishtinë një veturë e ka goditur një këmbësor (mashkull v.l.2005).
I lënduari është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti policor dhe prokurori kujdestar, rruga për momentin është e mbyllur për qarkullim të automjeteve deri sa të përfundon ekzaminimi i vendit të ngjarjes”, ka thënë Krasniqi. /Telegrafi/