Supermarketi Co-op do të krijojë 5,000 vende pune të reja të përkohshme, në përpjekje për të siguruar punësim të përkohshëm për punonjësit që kanë humbur punën e tyre në mes të krizës së Coronavirusit, njoftoi kompania.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, gjiganti i shitjes me pakicë tha se po thjeshton procesin e rekrutimit në mënyrë që kandidatët e suksesshëm të fillojnë punën brenda ditëve.
Punë të përhershme do të ofrohen gjithashtu edhe nga 2600 dyqanet e Co-op në të gjithë Britaninë e Madhe.
Jo Whitfield, shefi ekzekutiv i Co-op Food, tha: “Co-op ka një rol kritik për të mbështetur anëtarët tanë, klientët dhe kolegët tanë, si dhe bashkësitë lokale ku dyqanet tona gjenden në zemër të tyre”.
Ndërsa kolegët tanë të dyqaneve dhe depove po punojnë shumë për të siguruar që njerëzit kanë gjërat e nevojshme, ne të gjithë jemi shumë të vetëdijshëm që shumë njerëz që punojnë në bare, kafene dhe restorante janë aktualisht pa punë.
“Ne po flasim me një numër të madh të organizatave, punëtorët e të cilave janë ndikuar nga kjo situatë”.
“Për këdo që është në këtë pozicion që kërkon punë në një nga dyqanet tona, mesazhi ynë është i thjeshtë – ju lutemi kontaktoni tani. Ne e kemi bërë procesin e aplikimit më të shpejtë dhe shpresojmë të kemi kolegë të rinj në terren brenda një ose dy ditësh”.