Çfarë shkolle qeverisëse apo ekonomike është kjo me u krenu që deficiti buxhetor apo i shpenzimeve është më i ulti historikisht?
Kjo nënkupton numër më të vogël të projekteve dhe aktiviteteve qeveritare.
Me këtë mendësi, ne mundemi vitin tjetër me pas zero deficit buxhetor, pse jo edhe me dalë surplus.
Sa ma pak punë e aktivitete, ma pak shpenzime, i mbajmë mjetet ndër jorgan në vend se me i përdorë për rritje të mirëqenies dhe mundësive.
Ky vend ka nevojë me pas dhe me zbatu më shumë aktivitete dhe projekte sesa që ka buxhet, pra të ketë edhe deficit nuk është keq.
Rregullat na lejojnë deri 3% të BPV deficit publik ndërsa 60% të PBV për borxhin publik. Vendet në zhvillim kanë nevojë dhe duhet të shpenzojnë më shumë, të jenë më ambicioz.
Ne mundemi me shku deri 300 milionë euro deficit, vetëm punoni e zbatoni projekte, t’ia shohin hajrin bizneset dhe qytetarët.
Nëse dikush dëshiron mu krenu më zvogëlim të deficitit, i ftoj të ulin deficitin tregtar që na nxjerrë jashtë vendit rreth 5 miliardë euro në vit.