Një kosovar gjendet i djegur në Fushë-Krujë

| 05 Maj 2018 | 18:03 | Nga

Në Derven të Fushë Krujës është gjetur një person i vdekur dhe i djegur brenda një veturë të djegur.

Këtë e ka bërë të ditur Policia e Shqipërisë përmes një komunikate për media.

“Me datë 05.05.2018, në Derven, në fundin e një toke është djegur një mjet. Menjëherë në vendgjarje kanë shkuar uniformat blu, të cilët gjatë kqyrjes së mjetit kanë dalluar mbetje të një shtetasi të djegur, ende të paidentifikuar. Specialistët për Krimet në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë po punojnë për identifikimin e personit të djegur dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes”, thuhet në komunikatën e Policisë së Shqipërisë.

Burime brenda Policisë shqiptare kanë bërë të ditur se personi i vdekur i gjetur në veturë është shtetas kosovar – nga komuna e Mitrovicës.

Të ngjashme