Një kosovar ka mbetur i ngujuar në shtetin afrikan në Liberi.
Ai kishte shkuar për të punuar në Liberi, ndërsa po pret ndihmën nga institucionet e Kosovës që t’i mundësohet kthimi në vend.
Nuk dihet që sa kohë ka shkuar atje, por këtë javë pritet kthimi i tij në Kosovë.
Këtë e ka konfirmuar të martën, ministri i Infrastrukturës Lumir Abdixhiku, i cili ka treguar se këtë javë pritet të realizohen edhe fluturime për të kthyer 50 kosovarë nga Gjermania, studentë nga Çekia dhe Polonia si dhe kosovari i mbetur në Liberi.