Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka bërë të ditur se lagjja “Gashi” në fshatin Akrashticë që nga sot është kyçur në ujësjellës. Të njëjtit, janë furnizuar me ujë nga rezervuari.
“Lagjja “Gashi” në fshatin Akrashticë, e cila deri më tani bartte ujë me rezervuarë, nga sot është kyçur në ujësjellës. Do vazhdojmë me projektin e ujësjellësit, derisa t’i furnizojmë me ujë të pijshëm të gjitha fshatrat”, ka shkruar ai.