Një futbollist i skuadrës angleze, Brighton, është diagnostikuar me Coronavirus, është bërë e ditur të enjten.
Klubi i Premier Leagues nuk ka bërë të ditur emrin e lojtarit. Shefi ekzekutiv i Brightonit, Paul Barber, ka treguar se tre futbollistë janë testuar pasi kanë shfaqur simptoma të Covid – 19, ndërsa rezultati i njërit prej tyre doli pozitiv.
“Kemi tre lojtarë të testuar, ndërsa njëri ka rezultat pozitiv. Nuk testojmë lojtarët rregullisht, vetëm kur shfaqin simptoma”, ka thënë Barber.
Ai ka theksuar se gjendja e lojtarit është e mirë.