Një luftëtare e dyshuar e grupit militant Shteti Islamik, nga Gjermania, është arrestuar nën akuza për terrorizëm, sapo ka arritur në Aeroportin e Frankfurtit, thanë prokurorët.
E dyshuara, në mars të vitit 2015, në moshën 15-vjeçare, thuhet se ka udhëtuar për në Siri për t’iu bashkuar ISIS-it dhe më pas ajo është martuar me një anëtarë të grupit terrorist. Sipas prokurorëve, ajo së bashku me bashkëshortin e saj, kanë mbajtur si skllave për një kohë një grua Yazidi dhe më pas e kanë shitur atë, raporton Dpa.
Yazidit janë një minoritet që kanë vuajtur nën sundimin e ISIS-it. Prokurorët thonë se e dyshuara dhe burrin e saj kanë dy fëmijë. Ata më 2017 ishin shpërngulur në qytetin Raka deri kur ISIS-i humbin kontrollin e këtij qyteti në fund të po atij viti.
E dyshuara, së bashku me fëmijët e saj ishte vendosur në një kamp refugjatësh më 2019. Ajo qëndroi aty derisa u kthye në Gjermani.