Dashuria dhe pasioni që yjet botërore kanë për kafshët, është mëse e imagjinueshme.
Disa nga ta madje janë familjarizuar thuajse me lloje të ndryshme të tyre, e në këtë listë të të famshmëve hyn edhe Victoria Beckham.
Veçse kësaj radhe, Beckham, dëshmoi se pëlqen shumë macen e saj me të cilën dhe ka pozuar fotografi për mëngjesin e sotëm.
Victoria ka bërë të ditur se kjo mace me sy të jashtëzakonshëm jeshil, i ka marrë zemrën vajzës së saj Harper.
Harper, vajza e çiftit David dhe Victoria Beckham është vetëm tetëvjeçare.
Me këto fotografi Victoria Beckham ndez spekulimet se familja ka adoptuar kafshë të re.