Trupi gjykues në Hagë ka mbajtur sot një minutë heshtje në nder të punës dhe veprimtarisë së Avokatit, Andrew Strong i cili ndërroi jetë pasditën e së hënës.
Strong ishte avokat i ekipit të mbrojtjes në rastin e Ramush Haradinajt në Hagë, e po ashtu edhe e ekipit të Kadri Veselit i cili tashmë gjendet në paraburgim të gjykatës speciale.
Pas vdekjes së tij telegram ngushëllimi kanë dërguar ekipi i Fondacionit për mbrotje të Kadri Veselit dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.