Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesë e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, duke i caktuar masën e paraburgimit ndaj avokatit Hamdi Jashri për 30 ditë për shkak të veprës penale “Ushtrim ndikimi”.
Lajmin për “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar zëdhënësja për informimi e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, raporton “Betimi për Drejtësi”.