Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për dhunimin e të miturës në Pejë

Prishtinë | 05 Nën 2024 | 16:16 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Temelore në Pejë ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj A.O., i dyshuar për dhunimin e një të miture në Pejë.

Këtë e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, Elzana Kastrati, ushtruese e detyrës së zëdhënëses së Gjykatës Themelore në Pejë.

“Sipas kërkesës tuaj për informatë lidhur çështjen penale ndaj të pandehurit A.O, po ju njoftojë se me Aktvendimin me shenjën DKR.PP.nr.68/24, të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit dhe atë nga datë 03.11.2024 deri me 18.11.2024”, thuhet në përgjigjen e Kastratit.

Ndryshe, Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh të hënën, bëri të ditur se është arrestuar i dyshuari.

“Pejë/ 03.11.2024-NN.Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima femër kosovare është dërguar për ekzaminim mjekësor”, njoftoi Policia.

Lidhur me këtë rast dhe rastin tjetër të dhunimit që dyshohet se ka ndodhur në Prishtinë, ka reaguar Rrjeti i Grave të Kosovës, duke kërkuar që institucionet e drejtësisë të marrin veprime urgjente, ndërsa viktimave t’iu ofrohet mbrojtje.

Të ngjashme