Një muaj paraburgim pasi e lëndoi me armë një person nga pakujdesia

Prishtinë | 20 Maj 2020 | 16:37 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore në Gjakovë i ka caktuar masën e paraburgimit për një muaj të pandehurit Z.P., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale lëndim i rëndë trupor dhe armëmbajtje pa leje.

Në njoftimin e Gjykatës thuhet se “më 26 prill2020 rreth orës 19:40, në fshatin Jahoctë Gjakovës, nga pakujdesia me armë i shkakton lëndim të rëndë trupor, me rrezik për jetë të dëmtuarit L. G., në atë mënyrë që përderisa i pandehuri së bashku me të dëmtuarin dhe dëshmitarin D. P.ndodheshin në zonë të pabanuar dukeecur, ndërsa i pandehuri posedonte armë, pushkë automatike AK-47, ndërkohë i njëjti gjuan në ajër, plumbi i shkrepur e godet të dëmtuarin i cili menjëherë dërgohet në spitalin rajonal të Gjakovës, e më pas në gjendje të rëndë dërgohet në QKUK ku i nënshtrohet operimit, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore me rrezik për jetë”.

“Ndërsa, “me18 maj 2020, pas bastisjes në shtëpinë e të pandehuritnë bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore të Gjakovës,janë gjetur dy armë automatike të tipit AK-47, një karikator me 15 fishekë, tre karikator me 76 fishekë dhepushkë gjuetie ekonfiskuar nga policia me dt. 27.04.2020”.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës

Të ngjashme